Overview

Version:
1.3
Last updated: 2026-08-25
Ranking
#1,921,961 ▼ 10,966
Overall

Features & Capabilities

Akademia Tenzil është aplikacioni i shkollës suaj të Kuranit. Mësuesi ndjek çdo nxënës, nxënësi sheh përparimin e vet, dhe të dhënat qëndrojnë të sigurta në një vend.

PËR MËSUESIN • Regjistri i nxënësve, i ndarë në klasat Hifz dhe Përforcim • Prezenca ditore, me mundësi shënimi të arsyes për secilin nxënës • Mus'haf 1:1 me Kuranin e shtypur: 604 faqe, 114 sure, 6.236 ajete, 30 xhuza. Shënoni pikën ku ka arritur nxënësi duke tërhequr shenjuesin e artë mbi rreshtin e saktë • Testet dhe notat, me mesataren e klasës dhe renditjen e nxënësve • Gabimet e regjistruara sipas rubrikave: memorizim, texhvid dhe shqiptim • Njoftime për nxënësit, menjëherë ose me orar të përsëritur • Administratori shton mësues të tjerë dhe cakton nxënësit te secili

PËR NXËNËSIN • Mësimi aktual: sureja, faqja dhe xhuzi ku ka arritur • Programi i përsëritjes për çdo ditë, i llogaritur vetvetiu • Mus'hafi hapet pikërisht te faqja që duhet përsëritur sot • Notat, prezenca dhe vërejtjet e veta • Mesazhi personal nga mësuesi

PROGRAMI I PËRSËRITJES Aplikacioni ndjek metodologjinë e memorizimit të shkollës. Përsëritja e vogël mbulon xhuzin aktual, nga fillimi i tij deri te faqja e fundit e mësuar. Përsëritja e madhe ndan gjithçka të memorizuar më parë në një cikël: për Hifz 15 ose 20 ditë, për Përforcim 10 ose 15, sipas numrit të xhuzave të përfunduara. Nxënësi sheh saktësisht faqet që i takojnë ditës së sotme, pa llogaritje me dorë, dhe shënon vetë nëse e ka bërë përsëritjen atë ditë.

E NDËRTUAR PËR SHKOLLËN Llogaritë krijohen nga shkolla, jo nga interneti. Nuk ka regjistrim publik, nuk ka reklama dhe nuk ka gjurmues. Çdo mësues sheh vetëm nxënësit e vet, dhe çdo nxënës sheh vetëm të dhënat e veta.

E premtja është ditë pushimi: nuk mbahet prezencë dhe nuk ka përsëritje atë ditë.

Funksionon në iPhone dhe në iPad.

User Growth & Download Statistics

App
By:
Mukrem Musa
Version:
1.3 Last updated: 2026-08-25
Version code:
890255850
Creation date:
2026-08-06
Compatible devices:
Size:
50.27MB
URLs:
Privacy policy
Full description:
See detailed description
Source:
Apple Apps Store
Data ingested on:
2026-09-01
Compare stats and ranking:

Contact the developer

Chrome-Stats does not own this Apple app. Please use these information below to contact the Apple app developer.
Developed by:
Mukrem Musa
Apple Apps Store
https://apps.apple.com/us/app/akademia-tenzil/id6792948320

Best Akademia Tenzil Alternatives

Here are some Apple apps that are similar to Akademia Tenzil: