DYQANI APP - TREGU ONLINE PËR SHQIPËRINË DHE KOSOVËN
Bli, shit dhe zbulo mijëra shpallje aktive nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova — makina, apartamente, elektronikë, punë, shërbime dhe shumë më tepër, të gjitha në një vend.
BLI DHE SHIT ME LEHTËSI
Krijo shpallje në sekonda. Shto foto, vendos çmimin dhe zgjidh kategorinë — shpallja jote shfaqet menjëherë për mijëra blerës të mundshëm. Komuniko drejtpërdrejt me blerësin përmes mesazheve në kohë reale, notifications ne kohë reale, pa pasur nevojë të ndash numrin tënd të telefonit.
KËRKIM I ZGJUAR NË SHQIP
Motori i kërkimit e kupton gjuhën shqipe ashtu si flasim ne. Shkruaj "shpi" dhe gjen shtëpi e apartamente. Shkruaj "veture" dhe gjen makinë e veturë. Rezultatet vijnë vetëm nga titujt e shpalljeve — pa ndotje, pa rrëmujë.
NDIHMË ME INTELIGJENCË ARTIFICIALE
Dyqani App ofron mjete asistence me AI për shitësit:
• Shpalljet e importuara në anglisht analizohen nga AI dhe ofrohet një version i sugjeruar në shqip për tregun shqiptar - Titull dhe përshkrim. Shitësi e shqyrton dhe e miraton para çdo publikimi. Asnjë ndryshim nuk bëhet pa konfirmimin e shitësit.
• Për shpalljet aktive, AI sugjeron një përshkrim të shkurtër të optimizuar bazuar në informacionin ekzistues. Shitësi e pranon ose e refuzon çdo sugjerim.
• Çmimet dhe të dhënat teknike ruhen gjithmonë saktësisht ashtu si i ka futur shitësi.
Të gjitha sugjerime të AI-së janë vetëm mjete ndihmëse — vendimi final është gjithmonë i shitësit.
ZBULO VENDET MË TË MIRA
Mbi 5,600 restorante, hotele, kafene, plazhe dhe atraksione turistike të renditura dhe të vlerësuara. Gjej vendet më të mira pranë teje, kudo që të ndodhesh.
VEÇORI KRYESORE
Shpallje nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova
Mesazhe të drejtpërdrejta në kohë reale
Kërkim me sinonime shqipe dhe variantë dialektore
Kategori: makina, prona, elektronikë, punë, shërbime, mobilje, kafshë, fashion dhe më shumë
Shpallje të sponsorizuara dhe oferta të fundit (Okazion)
Profil agjencie për agjentë imobiliarë dhe tregtarë
Filtrim sipas qytetit, çmimit dhe gjendjes
Njoftimet për shpalljet e preferuara
Funksionon në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
SIGURI DHE BESUESHMËRI
Çdo shpallje kalon nën shqyrtim para publikimit. Shitësit e verifikuar shënohen me vulë të posaçme. Raporto çdo shpallje të dyshimtë me një klikim të vetëm.
Dyqani App - tregu shqiptar, në gjuhën shqipe.
Chrome-Stats does not own this Apple app. Please use these information below to contact the Apple app developer.