Features & Capabilities

AlbMove është platformë inteligjente për karikimin e automjeteve elektrike (EV) në Shqipëri dhe rajon. Me AlbMove, ju mund të gjeni lehtësisht stacionet e karikimit, të nisni një sesion karikimi në pak sekonda dhe të paguani në mënyrë të sigurt përmes portofolit dixhital.

Nëse drejtoni një automjet plotësisht elektrik ose plug-in hybrid, AlbMove ju lidh me një rrjet në rritje të karikuesve elektrikë të shpejtë dhe të besueshëm në të gjithë Shqipërinë.

GJENI STACIONE KARIKIMI PRANË JUSH Përdorni hartën interaktive për të lokalizuar karikues elektrikë në kohë reale. Shikoni disponueshmërinë, fuqinë (AC/DC), çmimin dhe llojin e konektorit përpara se të mbërrini.

NISNI KARIKIMIN NË SEKONDA Skano kodin QR ose zgjidh karikuesin direkt nga aplikacioni për të filluar menjëherë sesionin e karikimit. Monitoroni progresin live dhe energjinë e konsumuar (kWh).

PORTOFOL DIXHITAL I SIGURT Mbushni portofolin tuaj përmes metodave të mbështetura të pagesës. 1 Credit = 1 Lek. Të gjitha pagesat përpunohen në mënyrë të sigurt dhe fiskalizohen sipas legjislacionit shqiptar.

MONITORIM NË KOHË REALE Shikoni kohëzgjatjen e sesionit, energjinë e marrë dhe koston totale. Merrni njoftime kur karikimi fillon ose përfundon.

HISTORIK & FATURA Aksesoni historikun e plotë të sesioneve të karikimit dhe transaksioneve. Shikoni dhe shkarkoni faturat në çdo kohë.

I SIGURT DHE I BESUESHËM AlbMove përdor komunikim të enkriptuar dhe infrastrukturë të sigurt për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale dhe financiare.

Pse të zgjidhni AlbMove?

• Rrjet karikuesish elektrikë në Shqipëri • Karikim i shpejtë AC & DC • Çmime transparente me “pricing snapshot” • Aplikacion i thjeshtë dhe modern • Pagesa të sigurta • I ndërtuar për mobilitetin elektrik modern

AlbMove është zgjidhja ideale për drejtuesit e automjeteve elektrike që kërkojnë një përvojë të thjeshtë, transparente dhe profesionale në karikimin EV.

Shkarkoni AlbMove dhe karikoni makinën tuaj elektrike me besim.

User Growth & Download Statistics

App
By:
ENOR Technologies SH.P.K
Version:
1.3 Last updated: 2026-05-25
Version code:
886078764
Creation date:
2026-04-30
Compatible devices:
Size:
56.28MB
URLs:
Website ,Privacy policy
Full description:
See detailed description
Source:
Apple Apps Store
Data ingested on:
2026-06-10
Compare stats and ranking:

Contact the developer

Chrome-Stats does not own this Apple app. Please use these information below to contact the Apple app developer.
Developed by:
ENOR Technologies SH.P.K
Apple Apps Store
https://apps.apple.com/tr/app/albmove/id6759310357
Website:
https://albmove.al/

Best AlbMove Alternatives

Here are some Apple apps that are similar to AlbMove: