Overview

Rating:
5.00
(1)
Version:
1.0
Last updated: 2025-02-04
Ranking
#882,568 1,210
Overall

Features & Capabilities

Përkthimi i Ri nga Origjinali

Projekti Bibla PRO - Përkthimi i Ri nga Origjinali - ashtu siç edhe emërtohet, është një përkthim i ri i Shkrimit të Shenjtë në gjuhën shqipe, i bazuar plotësisht në gjuhët origjinale të teksteve biblike: hebraisht, aramaisht dhe greqisht.

Më konkretisht, për përkthimin e BV është përdorur si tekst bazë ai i OSHB ( Open Scripture Hebrew Bible ), i cili paraqet të ashtuquajturin Teksti Mazoretik (TM) sipas Kodikut të Leningradit (Codex Leningradensis). Ky i fundit përbën bazën e botimit standard Biblia Hebraica Stuttgartensia. Ndërsa për përkthimin e BR është përdorur si tekst bazë ai i UGNT ( UnfoldingWord Greek New Testament ), i cili, në thelb, ndjek të njëjtin tekst që gjendet në botimet standard The Greek New Testament të United Bible Societies dhe Nestle-Aland, Novum Testamentum Graece. Por për sa i përket tekstit grek, në rastet kur ka ndryshime të rëndësishme nga botimet standarde apo nga i ashtuquajturi Textus Receptus (TR), kjo është pasqyruar përmes shënimeve përkatëse sipas rastit.

Qëllimi kryesor i Biblës PRO është që t’u ofrojë kishave ungjillore shqipfolëse, studiuesve të Biblës, predikuesve dhe çdo individi që dëshiron një lexim studimor, një tekst i cili synon të ketë tri karakteristika:

Sa më i saktë dhe besnik ndaj gjuhëve origjinale në aspektin semantik dhe stilistikor; Sa më i qartë dhe i rrjedhshëm në lexim, në përputhje me standardin e shqipes së sotme; I besueshëm në paraqitjen e përmbajtjes teologjike dhe të informacionit historiko-kulturor. Për ta realizuar sa më sipër, Përkthimi i Ri nga Origjinali (PRO) do të ofrohet në format të printuar, por edhe elektronik (online) në dy variante: interlinear dhe standard.

Puna për këtë përkthim është një ndërmarrje njerëzore e rëndësishme, që kërkon kohë dhe përkushtim fizik e shpirtëror. Ky nuk është një projekt që do të realizohet në një kohë të shkurtër dhe të gjithë ata që do të përfshihen shumë a pak në këtë projekt, duke filluar që nga mbështetja edhe më e vogël financiare, e deri te përkthimi i Fjalës së Zotit, e bëjnë sepse “dashuria e Tij i shtrëngon” (2 Kor.5:14) dhe, ashtu si ata që e ndërtuan Bazilikën e Vrinës (Butrint) dhe ia përkushtuan Zotit veten dhe mundin e tyre, edhe ne mund të themi që emrat e atyre që e përmbushën këtë shërbesë i di Perëndia Vetë.

Soli Deo Gloria!

User Growth & Download Statistics

App
By:
marsel preci
Rating:
5.00
(1)
Version:
1.0 Last updated: 2025-02-04
Version code:
872204858
Creation date:
2025-02-04
Compatible devices:
Size:
13.48MB
URLs:
Website ,Privacy policy
Full description:
See detailed description
Source:
Apple Apps Store
Data ingested on:
2026-08-07
Compare stats and ranking:

Contact the developer

Chrome-Stats does not own this Apple app. Please use these information below to contact the Apple app developer.
Developed by:
marsel preci
Apple Apps Store
https://apps.apple.com/us/app/biblapro/id6741422711
Website:
https://biblapro.com/contact

Best BiblaPRO Alternatives

Here are some Apple apps that are similar to BiblaPRO: